Nuk keni produkte në shportë

Provo

Ne e dimë shumë mirë që klientët tanë nuk janë të gjithë njësoj, kanë preferenca të ndryshme dhe e shijojnë jetën në mënyra të ndryshme. Duke u bazuar në disa kërkime, teste, opinione të klientëve dhe analiza ne kemi identifikuar disa grupe personash, nevojat e të cilëve mund ti plotësojmë. Duke e filluar vetëm me një këpucë ne tani kemi 4 Linja të ndryshme:

  • Një gamë e gjerë e modeleve, të bukura, të lehta, dhe shumë të buta për të marrë maksimumin nga ecja juaj.

  • Zgjidhja perfekte për personat të cilët kërkojnë një stil aktiv dhe duan të kenë gjithmonë e më shumë liri lëvizjeje.

  • Sholla fleksibël e cila zgjerohet deri në 1,5 cm, është zhvilluar për ata persona të cilët kërkojnë komfortin, pamvarësisht formës dhe gjërësisë së këmbës.

  • Sholla me trajtimin anti-bakterial është e përshtatshme për personat të cilët kanë këmbë të djersitura dhe i veshin këpucët gjatë gjithë ditës.

Lexo më shumë rreth avantazheve të secilës linjë:

Avantazhet e Linjës Comfort

Një gamë e gjerë e modeleve, të bukura, të lehta, dhe shumë të buta për të marrë maksimumin nga ecja juaj.

Modelet e linjës COMFORT janë të përshtatshme për të gjithë ata që:

  • Janë lodhur nga kompromisi midis pamjes dhe komfortit
  • Ju duhet të rrini shumë në punë
  • Lodhen shumë dhe djersisin nga këmbët
  • Kërkojnë më shumë rehati dhe duan tu duket sikur ecin zbathur
  • Janë të vetëdijshëm që këpucët e duhura janë të domosdoshme për një shëndet më të mirë

Avantazhet e modeleve COMFORT:

  • Material memory 4 mm në shollë ju jep një komfort më të mirë dhe efektin e ngrohjes në ditët e ftohta të dimrit (të gjithë modelet me përjashtim të pantoflave)
  • Sholla e rrumbullakët lejon mundësinë e lëvizjes së këmbës me hark, duke dhënë ndjesinë sikur po ecni zbathur
  • Sholla e rrumbullakët dhe materiali memory do ju ndihmojnë të zbutni goditjet, të reduktoni presionin në pak pika, dhe të shpërndani peshën e trupit në mënyrë të barabartë, duke ju mundësuar të jini aktiv për një kohë më të gjatë
  • Modelet e linjës Comfort do ju ndihmojnë të shmangni disa probleme këmbësh, si djersitja dhe dhimbje të tjera lidhur me kohën e gjatë e të ecurit

Zgjidhni modelet e linjës Comfort dhe shijoni rehatinë:

Avantazhet e Linjës Fit

Zgjidhja perfekte për personat të cilët kërkojnë një stil aktiv dhe duan të kenë gjithmonë e më shumë liri lëvizjeje.

Modelet e linjës FIT janë të përshtatshme për të gjithë ata që:

  • Kërkojnë gjithmonë e më shumë stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm.
  • Kanë probleme me dhimbjen e shpinës
  • Ndiejnë lodhje, enjtje dhe ndjesi djegie në këmbët e tyre
  • Janë në kërkim të këpucëve të cilat parandaojnë dhimbjet e nyjeve, përmirësojnë pozicionin e trupit dhe rrisin aktivizimin e muskujve
  • Janë në kerkim të këpucëve të cilat ju japin ndjesinë si te ecni zbathur.
  • I kushtojnë rëndësi cilësisë & pamjes dhe preferojne këpucë për një përdorim të gjerë

Avantazhet e modeleve FIT:

  • Këpucët do ju japin mbështetje më të mirë dhe do të rrisin sigurinë në çdo hap që hidhni
  • Ju ndihmojnë të parandaloni dhimbjet duke reduktuar presionin dhe ju japin mundësinë të qëndroni aktiv për një kohë më të gjatë.
  • Ju japin fleksibilitet në ecje dhe ju ndihmojnë të përmirësoni qëndrimin
  • Duke shpërndarë presionin nga nyjet në muskujt, sholla e rrumbullakët Walkmaxx ndihmon në tonifikimin dhe forcimin e muskujve.
  • Duke filluar nga vitit 2016, Walkmaxx është në kategorinë e veshjeve funksionale.

Zgjidhni modelet e linjës Fit dhe shijoni lirinë e lëvizjes:

Avantazhet e Linjës Adaptive

Sholla fleksibël e cila zgjerohet deri në 1,5 cm, është zhvilluar për ata persona të cilët kërkojnë komfortin, pamvarësisht formës dhe gjërësisë së këmbës.

Modelet e linjës ADAPTIVE janë të përshtatshme për të gjithë ata që:

  • Vuajnë nga deformimet e këmbës sepse këpucët zgjerohen dhe kthehen në formën e tyre origjinale
  • Kërkojnë një ecje sa më të lehtë dhe të rehatshme
  • Janë lodhur duke kërkuar këpucë që i përshtaten këmbëve të tyre
  • Kalojnë orë të gjata në këmbë
  • Kërkojnë këpucë të rekomanduara nga ortopedet

Avantazhet e modeleve ADAPTIVE:

  • Duke u zgjeruar dhe kthyer në formën origjinale, këpucët përshtaten me shumë forma dhe gjerësi të ndryshme të këmbëve
  • Sholla 2 ne 1, ka avantazhet e shollës së rrumbullakët, e cila mundëson zbutjen e goditjeve, shpërndarjen e peshës së trupit në shumë pika presioni të këmbës.
  • Ju ndihmojnë të ulni dhimbjet e shkaktuara nga deformimet dhe shmangin deformimin e këmbëve nga këpucë të pa përshtatshme
  • Janë të përshtatshme për ata që kanë deformime në këmbë dhe ata që kalojnë orë të gjata në këmbë.

Zgjidhni modelet e linjës Adaptive dhe shijoni ecjen:

Avantazhet e Linjës Pure

Sholla me trajtimin anti-bakterial është e përshtatshme për personat të cilët kanë këmbë të djersitura dhe i veshin këpucët gjatë gjithë ditës.

Modelet e linjës PURE janë të përshtatshme për të gjithë ata që:

  • Kërkojnë këpucë të hapura dhe që ajrosen
  • Kërkojnë cilësi dhe jetëgjatësi
  • Kërkojnë këpucë të cilat japin ndjesinë e të ecurit zbathur

Avantazhet e modeleve FIT:

  • Konstrukti i këpucëve me vrima që lejojnë ajrosjen ju japin zgjidhje këmbëve që vuajnë nga djersitja
  • Sholla e rrumbullakët Walkmaxx redukton presionin dhe shpërndan peshën në mënyrë të barabartë, duke ndihmuar në pozicionin e trupit dhe ju japin mundësinë të jeni sa më aktiv pa ndjerë dhimbje në këmbë
  • Dizajni tërheqës rrit besimin tuaj dhe ju jep rehati në shumë raste

Zgjidhni modelet e linjës Pure dhe shijoni ndjesinë e freskisë: