Nuk keni produkte në shportë

Provo

Pyetje dhe Përgjigje

P: Si të kontaktojmë me ju?

  • Email: Ekipi ynë do tju ndihmojë dhe do ti përgjigjet pyetjeve tuaja. Ne do t'ju përgjigjemi e-maileve tuaja sa më shpejt të jetë e mundur. Ekipi Walkmaxx.

    Ne do tju japim përgjigjet menjëherë për pytetjet tuaja rreth produkteve. Do tju japim informacion e kërkuar nëpërmjet emailt.
  • Telefon: Ju mund të na telefononi dhe ne do t'ju ndihmojmë për çdo pyetje apo paqartësi. Ju lehtësisht mund të porosisni nëpërmjet telefonit, mos hezitoni. Na telefononi në 04 451 44 00 nga e hena në të djelë nga ora 8.00-21.00.

    Ne do t'ju përgjigjemi menjëherë pyetjeve tuaja për porosinë apo menyrën e dërgesës.

P: A keni chat në faqen tuaj?

Po ne kemi chat, dhe një nga agjentët do t'ju përgjigjet menjëherë pyetjeve tuaja.

P: A ka ndonjë avantazh për të pasur një llogari tek ju?

Më besoni që po. Shumë!

  • Proçesi i porosisë është më i shpejtë dhe më i thjeshtë, nuk ju duhet të plotësoni sërisht të dhënat tuaja kur të porosisni sërisht.
  • Mund të bëni një list për produktet e preferuara.
  • Mund të gjurmoni porosinë tuaj.
  • Ju mund të menaxhoni të gjithë regjistrimet në listat tona.
  • Ju mund të porosisni për katalogun që të vijë në adresën tuaj, dhe shumë më tepër.

P: Si ta kuptoj nëse porosia tek ju është e sigurtë?

Porosia në faqen tonë është 100% e sigurtë. Ne gjithashtu respektojmë privatësinë dhe të dhënat tuaja janë të sigurta.

Ju lutem lexoni Blerje e sigurtë, Ruajtja e Fshehtësisë për më shumë info.

P: Si mund të pelqej faqen tuaj në Facebook?

Ju mund të pëlqeni faqen tonë të facebook-ut duke klikuar këtu. Faleminderit!

P: Si mund të rregjistrohem në listën tuaj të e-maileve?

Ju mund të rregjistroheni në listën e e-maileve duke klikuar këtu. Faleminderit!

P: Si mund të çrregjistrohem nga lista juaj e e-maileve?

Nëse nuk dëshironi të merrni më asnjë e-mail nga ne (oferta, artikuj etj) ju lutem logohuni në llogarinë tuaj dhe klikoni në kategorinë Newsletter dhe lehtësisht mund të menaxhoni rregjistrimin tuaj.

Por kini parasysh, ne nuk mund t'ju vendosim sërisht në listën tonë pasi ju keni vendosur të mos pranoni e-mailet tona.

P: Si mund të përdor kuponin që më ka ardhur?

Përdorimi i kuponit është shumë i thjeshtë.

  1. Pasi jeni në faqen e porosisë në hapin e parë do të shikoni vëndin ku vendoset kodi i kuponit.
  2. Vendosni kodin e kuponit në fushën e caktuar dhe klikoni butonin "Aktivizo kuponin".
  3. Ju do të vëreni uljen e kuponit automatikisht në pjesën e djathte aty ku është informacioni në lidhje me pagesën.

Materiali dhe sholla funksionale

P: Cilët materiale janë përdorur në këpucët Walkmaxx?

Varet nga produkti, ne përdorim lëkurë, gomë, copë, lëkurë ECO dhe materiale të tjera. Për më shumë informacion në lidhje me modelin tuaj ju do të gjeni në brëndësi të produktit në "Informacione Teknike".

P: Si është e përbërë sholla funksionale?

Sholla funksionale Walkmaxx është e përbërë nga shtresa të ndryshme, secila prej tyre ka një funksion specifik. Materialet e përdorura janë lloje të ndryshme gome dhe materiale të tjera.

Porosia dhe numrat

P: A mund të ndryshoj ose fshijë porosinë time?

Nëse dëshironi të ndryshoni apo fshini porosinë tuaj na dërgoni një email dhe ne do të ndryshojmë ose fshijmë porosinë tuaj. Kini parasysh që nëse produkti ka dalë nga magazina jonë, ne nuk mund të bëjmë një ndryshim të tillë.

P: Cili është statusi i porosisë time?

Me kënaqësi do të kontrollojmë statusin e porosisë tuaj. Mënyra më e shpejtë është të na telefononi ose shkruani një email dhe ne do t'ju pergjigjemi në kohë.

P: Produkti që unë dëshiroj nuk është në gjëndje, çfarë të bëj tani?

Na vjen keq sasia për këtë produkt ka përfunduar dhe ne nuk mund të sigurojme këtë produkt për ju. Ne mund t'ju ndihmojmë me ndonjë produkt të ngjashëm.

Normalisht ne do të bëjmë edhe ndryshimin në porosinë tuaj.

Ju do të informoheni për këtë ndryshim nëpërmjet numrit tuaj të telefonit ose e-mailit.

P: Si mund te zgjedh numrin e duhur?

Nje informacion me te detajuar ne lidhje me madhesine dhe numrat do te gjeni ne brendesi te çdo produktit tek "Informacione Teknike".

Dërgesa e produkteve

P: Sa kushton tarifa postare?

Pagesa përllogaritet në bazë të peshës së produktit që ju keni bërë porosi.

P: Për sa ditë më vjen si porosi?

Për çdo porosi në faqen tonë, agjentët tanë do t'ju njoftojnë nepërmjet telefonit në numrin tuaj.

Produktet të cilat janë në stok do të mbërrijnë në adresën tuaj për një maksimum prej 3-4 ditësh pune nga dita e konfirmimit të porosisë.

Në rastëse ju nuk do të telefonoheni nga agjentet tane brënda 2 ditësh ju lutem na njoftoni me nje email ose na telefoni në 04 451 44 00.

P: A mund të përcaktoj unë daten kur mund ta marr porosinë?

Po ju mund ti shpjegoni agjentit në momentin që do t'ju telefonojë për datën në të cilën dëshironi të bëni tërheqjen e produktit. Ne do të respektojmë deshirat tuaja.

P: A duhet të firmos për të marrë porosinë time?

Në rastin e pagesës cash në shtëpi, ju duhet të firmosni dhe të tërhiqni personalisht produktin.

P: Çfarë ndodh nëse ndryshoj mëndje dhe produkti nuk me ka ardhur ende?

Ne do t'ju luteshim të na njoftoni sa më parë nëse do të ndyrshoni mëndje për porosinë tuaj. Në këtë mënyrë ne mund të terheqim mbrapsht produktin dhe ju nuk do të paguani kosto ekstra.

P: A dergoni porosi jashtë vendit?

Ne nuk bëjmë dërgesa jashtë vendit, por ne rast se ju jeni të interesuar mund të na kontaktoni nëpermjet një e-maili dhe ne do të merrmi me rastin tuaj.

Kthimet

P: Dua të kthej porosinë, cfarë të bej?

Ju lutem drejtohuni në këtë adresë Rr: Sami Frashëri, Përballë Drejtorisë së Policisë, Kulla 'METROPOL' Kati 1, ose na kontkatoni ne 04 451 44 92.

Informacion rreth pagesës

P: Cilat forma pagesash pranoni?

Për momentin ju mund të paguani me keto metoda:

  • Pagesa cash
  • Pagese me keste (kësti përllogaritet në bazë të produktit dhe kohëzgjatjes)
  • Pagesa me karte krediti: Visa, Mastercard etc.. (në dyqan)

P: A pranoni pagesa me kartë krediti internacionale?

Ne momentalisht pranojmë pagesat me kartë krediti: Visa, Mastercard etc. ...(në dyqanet tona)

P: Si funksion pagesa në momentin e dorëzimit të produktit?

Pagesa në momentin që merrni produktin është mënyra më e thjeshtë dhe më e lehtë. Në momentin që korrieri ju dorëzon porosinë ju do të bëni pagesën për porosinë tuaj.

P: A është i sigurtë përdorimi i kartës së kredit/debitit në faqen tuaj?

Për momentin pagesa me kartë krediti nuk është e mundur në faqen tonë. Jemi duke punuar për të mundësuar pagesën me kartë krediti online.

Teknologji

P: Çfarë janë cookies? A duhet ti pranoj cookies në browser-in tim?

Cookie është një file i vogël në browser i cili është në kompjuterin tuaj. Nëse konfigurimi i browserit e lejon (shumica e browserave e kanë të aktivizuar), çdo faqe interneti mund të dërgoj cookie në browserin tuaj. Për të mbrojtur të dhënat tuaja, Cookie nuk marrin informacionet tuaja personale, por i përdorin ato në mënyrë anonime. Çdo faqe interneti mund të shikoj Cookie që ka dërguar në kompjuterin tuaj, dhe jo Cookie e faqeve të tjera.

Në qoftë se kompjuterin tuaj e përdorin dhe persona të tjerë, dhe ju nuk doni ti lejoni ata të kenë akses në informacionet tuaja, sigurohuni ti bëni kompjuterit tuaj LOG OUT. Ju mund të dilni nga faqja duke bërë "Logout" nga linku në krye të faqes.

Për më shumë informacion lidhur me përdorimin e Cookie, lexoni dokumentin Ruajtja e Fshehtesise.

P: Kur jam duke bërë porosinë, marr një mesazh error. Çfare kam shkruar keq dhe çfarë të bëj?

Ju lutem sigurohuni të keni vendosur të gjitha të dhënat e nevojshme për të bërë porosinë. Vëndet bosh janë shënuara me të kuqe.

Nëse çdo gjë është në rregull dhe ju sërisht nuk mund të vazhdoni me porosinë, ne ju rekomandojmë të mbyllni faqen dhe të provoni sërisht duke e hapur edhe një herë nga e para. Dhe nëse sërisht nuk funksionon, ju lutem na dërgoni një email dhe ne do të rregullojmë problemin tuaj.

Informacioni juaj

P: Adresa ime ka ndryshuar, si mund të rifreskoj të dhënat e mija?

Ju mund të ndryshoni adresën tuaj të e-mailit duke u loguar në llogarinë tuaj dhe të klikoni në kategorinë Newsletter.

P: Dua të ndryshoj paswordin, a mundem ta bej këtë?

Ju mund të ndryshoni paswordin duke u loguar në llogarinë tuaj online dhe duke klikuar në "Account information".

P: Une nuk dua të kem më këtë llogari, si mund ta mbyll atë?

Nëse dëshironi të mbyllni llogarinë tuaj dhe të gjithë informacion që ndodhet në të, ju lutem na shkruani një e-mail në info@topshop.al dhe ne do të bejmë këtë për ju.