Nuk keni produkte në shportë

Provo

Makineri për akullore Delimano Joy

Photo
Video

Me makinerinë për akullore ju do të pregatisni akullore të shijshme, sorbeto ne më pak se 40 minuta. Thjeshtë shtoni përbërësit tuaj të preferuar, uluni dhe relaksohuni. Mundësi për të fikur dhe ndezur paisjen për të sigurar akullore sipas shijes tuaj. Me këmbëza që nuk lejojnë rrëshkitjen për më shumë lehtësi në përdorim. Koha e ngrirjes së tasit: rreth 10 orë. Volumi: 1.2 Litra.

Makineri për akullore Delimano Joy
5.990 Lekë
Zgjidh opsionin
Na telefono në: 04 451 44 64
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Informacione Shtesë
Më shumë

Me makinerinë për akullore ju do të pregatisni akullore të shijshme, sorbeto ne më pak se 40 minuta. Thjeshtë shtoni përbërësit tuaj të preferuar, uluni dhe relaksohuni. Mundësi për të fikur dhe ndezur paisjen për të sigurar akullore sipas shijes tuaj. Me këmbëza që nuk lejojnë rrëshkitjen për më shumë lehtësi në përdorim. Koha e ngrirjes së tasit: rreth 10 orë. Volumi: 1.2 Litra.

Më shumë
Detajet e produktit

Nuk ka asgjë më të shijshme sesa akullorja e pregatitur në shtëpi

Akulloret që shiten në treg mund të përmbajnë përbërës të shtuar të cilët janë të dëmshëm për shëndetin, por me Delimano Ice Crem Maker ju mund të pregatisni shpejtë dhe thjeshtë embëlsira të ftohta për familjen dhe miqtë tuaj. Vendosni në ngrirje gjatë gjithë natës tasin e makinerisë, shtoni përbërësit (fruta, karramele, kos, copa cokollate ose bajame) dhe shijoni akulloren më të mirë të pregatitur ndonjëherë..

Madhësi ideale për të gjithë familjen

Me një tas me kapacitet 1.2 litra ju mund të pregatisni rreth 800ml akullore të freskët dhe të shëndetshme pa pasur nevojën e përbërësve të tjerë të cilët mund të jenë të dëmshëm. Thjeshtë vetëm duke shtypur një buton. Këmbëzat e vogla të cilat nuk e lejojnë makinerinë të lëvizë , kapak transparent, ju mund ta kontrolloni në çdo moment, sesi po shkon pregatitja e saj..

Delimano Joy Ice Cream Maker
Informacione Shtesë

Akullore me portokall dhe xhinxhër

Ne e kemi pregatitur dhe provuar – Akullore me portokall dhe xhinxhër dhe shija është fantastike!!!

Përbërësit:

  • Kos
  • Recel portokalli organik ( me stevia, jo sheqer ... është kohë plazhi )
  • Xhinxher
  • Portokalle

Është aq e thjeshtë sa 1-2-3 – miksoni të gjitha dhe akullorja është gati. E vetmja gjë për të cilën duhet të jeni të sigurtë është qe tasi i makinerisë së akullores të jetë i ftohtë. 

Akullore me gin tonic

Europianët janë të çmendur pas Gin Tonic, dhe nëse ju jeni një prej atyre personave që ju pëlqen të kombinoni shijen e saj edhe me akullore, ne kemi zgjidhjen e duhur për ju. Akullore me gin tonic.

Përbërësit:

  • 1 filxhan sheqer
  • 2 lugë gjelle lëng limoni të shtrydhur (ose lëng limoni të blerë)
  • 3 luge gjelle Gin (të preferuarin tuaj)
  • 125ml ujë tonik
  • 600 ml krem qumështi

Hapi i parë: Hidhni sheqerin në një tas dhe shtoni lëngun e limonit, gin dhe ujin tonik. Hapi i dytë: Përzjejini përberesit derisa të shkrijnë pak. Hapi i tretë: Hidhni në tasin ku keni kremin e qumështit. Hapi i katërt: Përzieni kremin, kremi duhet të jetë i trashë. Hapi i pestë: Vendosni masën e pregatitur në tasin e makinerisë së akullores dhe vendoseni në ngrirje.





Këshillat për pregatitjen e akullores:

  • Lëreni enën e akullores në akull për aq kohë sa asaj i duhet. Makinerin e akullores Delimano mjafton ta vendosni 8-12 orë ne akull. Gjithashtu duhet cilësuar që të respektoni afatin kohor, jo me minuta por në tërësi. Kjo do të thotë që nëse makina juaj kërkon 12 orë, mos e lini 24 orë në akull duke menduar “sa më shumë, aq më mirë”.
  • Përdorni përbërës të ftohtë, madje të ngrirë akoma më mirë. Nëse përdorni purenë e frutit të ngrirë do të jetë një hap më afër përshpejtimit të të gjithë proçedurës. Frutin që do të perdorni për akulloren, pasi e kenibërë gati në formën e puresë, e keni situr etj, vendoseni në një tas dhe lëreni në akull të ngrijë plotësisht. Më pas kur ena e akullores është gati, nxirrni bazën e ‘brumit’ dhe frutin e ngrirë. I vendosni të dyja në blender, duke e prerë frutin e ngrirë me thikë në pjesë më të vogla për një bluarje më të shpejtë. Ky truk ka rezultuar të ndihmojë mjaft në përshpejtimin dhe krijimin e masës perfekte të akullores pas minutazhit të caktuar.
  • Mos e mbushni enën plot. Një tjetër detaj me rëndësi është dhe se sa shumë e mbushni makinën e akullores me brumin e përgatitur. Duhet të jetë 3/4 e mbushur. Kjo për 2 arsye: kur masa fillon të ngrijë dhe bëhet kremoze, ajo shtohet në volum dhe nëse e mbushni plot ka gjasa t’ju dalë nga makina e t’ju derdhet, dhe rasti fatal, që masa t’ju futet tek mekanizmi e ta prishë makinën tuaj të akullores. Rasti tjetër është kur masa juaj nuk përfundon kremoze falë faktit që është mbushur më shumë se ç’duhet dhe makina e ka të vështirë ta punojë siç duhet (ndoshta masa s’është shumë e ftohtë, e në vend që ajo të ngrijë, nis dhe shkrihet pjesa e ngrirë e makinës).
  • Një pikë tjetër e rëndësishme që duhet respektuar është dhe kohëzgjatja e gatimit të masës së akullores në makinë. Delimano kërkon 30 minuta për ta përgatitur akulloren dhe ky minutazh duhet respektuar.

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star