Shërbimet e ofruara nga një garanci shtesë

  • Para përdorimit të produktit të blerë sigurohuni të lexoni instruksionet e përdorimit të tij. Montimi dhe përdorimi duhet të jenë sipas tyre.
  • Kompania ju ofron garanci më shumë pas përfundimit të afatit të garancisë së ofruar nga prodhuesi.
  • Kompania garanton që produkti do të ruaj cilësitë e tij gjatë gjithë kohëzgjatjes së garancisë nëse produkti përdoret sipas instruksioneve shoqëruese.
  • Kompania garanton këshillim profesional dhe asistencë teknike falas gjatë gjithë periudhës së garancisë.
  • Kompania garanton që do të riparojë dëmtimet që mund të ketë produkti gjatë periudhës së garancisë.
  • Kompania garanton zëvendësimin me një produkt të ri ose alternativ (me të njëjtën vlerë) në rast të mos riparimit të difektit të pësuar.
  • Kompania garanton zëvendësimin me një produkt alternativ (me të njëjtën vlerë) në rastet kur nuk tregtohet më produkti i dëmtuar.
  • Reklamimi i dëmit duhet të paraqitet nga klienti pranë departamentit të Shërbimit ndaj klientit.
  • Gjatë reklamimit të problemit, klienti duhet të dorëzojë kopjen.

Kjo garanci nuk është e vlefshme në rastet e mëposhtme:

  • Në rast dëmtimi të produktit nga pakujdesia apo përdorimi i gabuar.
  • Kur dëmtimet e produktit vijnë si pasojë e ndërhyrjeve nga personat e tretë, të cilët nuk janë të autorizuar nga kompania.
  • Dëmtimet e shkaktuara nga luhatjet e tensionit, zjarrit, dëmtime nga uji etj.
  • Humbjet e pjesëve të produktit.
  • Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit.
  • Grisjen apo dëmtimin fizik të produktit. Zëvendesimin e pjesëve të konsumit.