Ne e dimë shumë mirë që klientët tanë nuk janë të gjithë njësoj, kanë preferenca të ndryshme dhe e shijojnë jetën në mënyra të ndryshme. Duke u bazuar në disa kërkime, teste, opinione të klientëve dhe analiza ne kemi identifikuar disa grupe personash, nevojat e të cilëve mund ti plotësojmë. Duke e filluar vetëm me një këpucë ne tani kemi 4 Linja të ndryshme:
-
Një gamë e gjerë e modeleve, të bukura, të lehta, dhe shumë të buta për të marrë maksimumin nga ecja juaj.
-
Zgjidhja perfekte për personat të cilët kërkojnë një stil aktiv dhe duan të kenë gjithmonë e më shumë liri lëvizjeje.
-
Sholla fleksibël e cila zgjerohet deri në 1,5 cm, është zhvilluar për ata persona të cilët kërkojnë komfortin, pamvarësisht formës dhe gjërësisë së këmbës.
-
Sholla me trajtimin anti-bakterial është e përshtatshme për personat të cilët kanë këmbë të djersitura dhe i veshin këpucët gjatë gjithë ditës.
Lexo më shumë rreth avantazheve të secilës linjë:
Avantazhet e Linjës Comfort
Një gamë e gjerë e modeleve, të bukura, të lehta, dhe shumë të buta për të marrë maksimumin nga ecja juaj.
Modelet e linjës COMFORT janë të përshtatshme për të gjithë ata që:
- Janë lodhur nga kompromisi midis pamjes dhe komfortit
- Ju duhet të rrini shumë në punë
- Lodhen shumë dhe djersisin nga këmbët
- Kërkojnë më shumë rehati dhe duan tu duket sikur ecin zbathur
- Janë të vetëdijshëm që këpucët e duhura janë të domosdoshme për një shëndet më të mirë
Avantazhet e modeleve COMFORT:
- Material memory 4 mm në shollë ju jep një komfort më të mirë dhe efektin e ngrohjes në ditët e ftohta të dimrit (të gjithë modelet me përjashtim të pantoflave)
- Sholla e rrumbullakët lejon mundësinë e lëvizjes së këmbës me hark, duke dhënë ndjesinë sikur po ecni zbathur
- Sholla e rrumbullakët dhe materiali memory do ju ndihmojnë të zbutni goditjet, të reduktoni presionin në pak pika, dhe të shpërndani peshën e trupit në mënyrë të barabartë, duke ju mundësuar të jini aktiv për një kohë më të gjatë
- Modelet e linjës Comfort do ju ndihmojnë të shmangni disa probleme këmbësh, si djersitja dhe dhimbje të tjera lidhur me kohën e gjatë e të ecurit
Zgjidhni modelet e linjës Comfort dhe shijoni rehatinë:
Avantazhet e Linjës Fit
Zgjidhja perfekte për personat të cilët kërkojnë një stil aktiv dhe duan të kenë gjithmonë e më shumë liri lëvizjeje.
Modelet e linjës FIT janë të përshtatshme për të gjithë ata që:
- Kërkojnë gjithmonë e më shumë stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm.
- Kanë probleme me dhimbjen e shpinës
- Ndiejnë lodhje, enjtje dhe ndjesi djegie në këmbët e tyre
- Janë në kërkim të këpucëve të cilat parandaojnë dhimbjet e nyjeve, përmirësojnë pozicionin e trupit dhe rrisin aktivizimin e muskujve
- Janë në kerkim të këpucëve të cilat ju japin ndjesinë si te ecni zbathur.
- I kushtojnë rëndësi cilësisë & pamjes dhe preferojne këpucë për një përdorim të gjerë
Avantazhet e modeleve FIT:
- Këpucët do ju japin mbështetje më të mirë dhe do të rrisin sigurinë në çdo hap që hidhni
- Ju ndihmojnë të parandaloni dhimbjet duke reduktuar presionin dhe ju japin mundësinë të qëndroni aktiv për një kohë më të gjatë.
- Ju japin fleksibilitet në ecje dhe ju ndihmojnë të përmirësoni qëndrimin
- Duke shpërndarë presionin nga nyjet në muskujt, sholla e rrumbullakët Walkmaxx ndihmon në tonifikimin dhe forcimin e muskujve.
- Duke filluar nga vitit 2016, Walkmaxx është në kategorinë e veshjeve funksionale.
Zgjidhni modelet e linjës Fit dhe shijoni lirinë e lëvizjes:
Avantazhet e Linjës Adaptive
Sholla fleksibël e cila zgjerohet deri në 1,5 cm, është zhvilluar për ata persona të cilët kërkojnë komfortin, pamvarësisht formës dhe gjërësisë së këmbës.
Modelet e linjës ADAPTIVE janë të përshtatshme për të gjithë ata që:
- Vuajnë nga deformimet e këmbës sepse këpucët zgjerohen dhe kthehen në formën e tyre origjinale
- Kërkojnë një ecje sa më të lehtë dhe të rehatshme
- Janë lodhur duke kërkuar këpucë që i përshtaten këmbëve të tyre
- Kalojnë orë të gjata në këmbë
- Kërkojnë këpucë të rekomanduara nga ortopedet
Avantazhet e modeleve ADAPTIVE:
- Duke u zgjeruar dhe kthyer në formën origjinale, këpucët përshtaten me shumë forma dhe gjerësi të ndryshme të këmbëve
- Sholla 2 ne 1, ka avantazhet e shollës së rrumbullakët, e cila mundëson zbutjen e goditjeve, shpërndarjen e peshës së trupit në shumë pika presioni të këmbës.
- Ju ndihmojnë të ulni dhimbjet e shkaktuara nga deformimet dhe shmangin deformimin e këmbëve nga këpucë të pa përshtatshme
- Janë të përshtatshme për ata që kanë deformime në këmbë dhe ata që kalojnë orë të gjata në këmbë.
Zgjidhni modelet e linjës Adaptive dhe shijoni ecjen:
Avantazhet e Linjës Pure
Sholla me trajtimin anti-bakterial është e përshtatshme për personat të cilët kanë këmbë të djersitura dhe i veshin këpucët gjatë gjithë ditës.
Modelet e linjës PURE janë të përshtatshme për të gjithë ata që:
- Kërkojnë këpucë të hapura dhe që ajrosen
- Kërkojnë cilësi dhe jetëgjatësi
- Kërkojnë këpucë të cilat japin ndjesinë e të ecurit zbathur
Avantazhet e modeleve FIT:
- Konstrukti i këpucëve me vrima që lejojnë ajrosjen ju japin zgjidhje këmbëve që vuajnë nga djersitja
- Sholla e rrumbullakët Walkmaxx redukton presionin dhe shpërndan peshën në mënyrë të barabartë, duke ndihmuar në pozicionin e trupit dhe ju japin mundësinë të jeni sa më aktiv pa ndjerë dhimbje në këmbë
- Dizajni tërheqës rrit besimin tuaj dhe ju jep rehati në shumë raste