Club5
0
0 Lekë
Losd fsdf sd
Nuk keni produkte në shportë

TEKNOLOGJIA JONË

TË SHIJONI JETËN JASHTË ZONËS TUAJ TË KOMFORTIT

Këpucët janë shumë më tepër sesa një pjesë e veshjes tonë që i mban këmbët tona të ngrohta dhe të sigurta nga terrenet e ndryshme. Dhe rehatia është shumë më tepër sesa thjesht një ndjenjë. Kur flasim për këpucët Walkmaxx, është mirëqenie, është një ndjenjë lirie, po kërkon dhe ndien më të mirën, është besim në çdo hap, në çdo ditë, në çdo rast.

Për një nivel kaq të lartë komoditeti të veshjes, ne i drejtohemi teknologjive më të fundit inovative të industrisë sonë dhe përdorim vetëm materialet më të mira që sigurojnë performancë të përmirësuar.

WALKMAXX ORIGJINAL

Sholla e famshëm e harkuar Walkmaxx u zhvillua në Gjermani si një shollë inovative që do të imitonte lëvizjen natyrale të këmbës dhe ecjen zbathur, duke përmirësuar kështu edhe rehatinë në masë të madhe. Misioni ynë me krijimin e këtyre Walkmaxx Originals ishte të sjellim energji në jetën e përditshme të njerëzve dhe t'i frymëzojmë ata të lëvizin më mirë dhe të lëvizin më shumë.

STRUKTURA

  • E JASHTME

    Sholla e jashtme dallohet nga fundi kundra-rrëshqitjes, hapësira e gjerë e gishtërinjve dhe tërheqja e shkëlqyeshme. Këto karakteristika bashkohen së bashku në sjellje më të mirë dhe aktivizim të muskujve, mbështetje dhe rehati të mahnitshme. Përshtatja perfekte për t'ju mbajtur në lëvizje.

  • E BRËNDSHME

    Shtresa jonë e brëndshme është projektuar si e lehtë, që kursen energji dhe thith goditjet. Këto cilësi teknologjike rezultojnë në shpërndarje të barabartë të peshës trupore, atë që do të ndiheni sikur ecni zbathur.

  • E SIPËRME

    Kur jeni të kënaqur me pamjen e këpucëve, ndiheni rehat dhe të sigurt që e mbani atë. Pjesa e sipërme e këpucëve Walkmaxx ka një tërheqje funksionale dhe estetike. Veshja e lehtë dhe modeli klasik bashkëkohor janë një kombinim fitues për mirëqenien fizike dhe emocionale.

WALKMAX TREND

Sholla e sheshtë Walkmaxx është shpirti i linjës sonë të këpucëve, e cila është krijuar për tu ndjerë më lirshëm. Është zhvilluar për t'ju ofruar rehati gjithë ditës, pavarësisht nga nevojat tuaja - për të qëndruar gjatë gjithë ditës, për të shijuar një shëtitje, për të punuar ose për të udhëtuar. Ne donim që ju të ndjeheni sikur e gjithë bota është në këmbët tuaja, në çdo drejtim që ju vendosni të shkoni. Sepse me Walkmaxx Trend, kudo që do të shkoni, do të ndjeni rehati.

STRUKTURA

  • E JASHTME

    Kur bëhet fjalë për dizajnimin e shollës së jashtme, stabiliteti është thelbësor. Ju mund të mbështeteni tek këpucët tona për të fuqizuar performancën tuaj lëvizëse, për të ekuilibruar tërë trupin tuaj dhe për të ndikuar në besimin tuaj në çdo hap.

  • E BRËNDSHME

    Materialet me cilësi premium japin rezultate të jashtëzakonshme, duke i bërë këpucët të lehta, amortizuese dhe mbështetëse nga thembra deri te gishti. Veshja e këpucëve bëhet një përvojë jashtëzakonisht e butë dhe përkëdhelëse, duke e bërë çdo hap të ndihet pa peshë, edhe në ditët tuaja më aktive.

  • E SIPËRME

    Bashkëkohore dhe një mbështetje shtesë anësore sigurojnë që këpucët tona do t'ju përshtaten si një dorezë. Ju do të dashuroheni me një përzierje perfekte komoditeti dhe stili dhe me mbështetjen që ju ofrojnë këpucët. Në gjithçka që ju pëlqen të bëni.